Rakitic i lumtur për sukseset e Kroacisë në Botëror

Rakitic i lumtur për sukseset e Kroacisë në Botëror

Mund të thuhet padyshim se Raktic ka qenë vendimtar në 2 ndeshjet e fundit të Kroacisë, duke shënuar penalltitë vendimtare.

Ai bashkë me partnerin e tij Modric, janë duke zhvilluar botërorin e tyre më të mirë.

Rakitic deklaroi se është i lumtur që Kombëtarja kroate ka arritur deri këtu dhe synimet janë që të fitojnë Kupën e Botës.

“Kur ne jemi se bashku, gjithçka mund të ndodhë. Ndeshja e ardhshme është kundër Anglisë dhe ne do të mundohemi ta fitojmë atë. Ne e dimë se mund të jemi më të mirë. Me të vërtetë ne duam ta fitojmë trofeun”, ishin fjalët e tij.

Kroacia ka kaluar në gjymsëfinale, në të cilën do të ndeshet me Anglinë më datën 11 korrik.