Në kuadër të përgatitjeve për paraqitje në kampionat botëror nesër mbledhet kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll

Në kuadër të përgatitjeve për paraqitje në kampionat botëror nesër mbledhet kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll

Në ora 12:00 do të grumbullohen lojëtarët në Hotel Jakova në Gjakovë.

Shtabi teknik ka vendosur të grumbullojë 18 lojtarë për këtë evropian, ndërsa përzgjedhja e tyre është bërë përmes testimeve të mbajtura në Gjakovë.

Lojtarët do të punojnë nën urdhërat e shtabit teknik që përbëhet nga Fadil Kqiku, Blerim Beqiri, Nexhdet Dobroshi. Pjesë e stafit janë edhe fizioterapeuti Agon Bytyqi dhe trajneri kondicional Enver Tahiraj.

Kosova U-18 bënë pjesë në Grupin B të kampionatit evropian Divizioni B, që zhvillohet në Austri. Në këtë grup janë edhe Sllovakia, Austria, Holanda, Letonia e Bullgaria.

Ndeshjen e parë kombëtarja jonë e luan në Tulln më 10 gusht ndaj Holandës. Më 11 gusht takohet me Sllovakinë, më  13 gusht me Letoninë, më 14 gusht me Austrinë dhe më 16 gusht me Bullgarinë. Më pas luan edhe për plasman përfundimtar.

Pjesë e kombëtares U-18 janë:  Gëzim Thaqi (Besa FamGas), Parim Hajdini (Kastrioti), Milot Delija (Besa FamGas), Dion Idrizi (Besa FamGas), Florian Rexha (Vëllaznimi), Ylli Muqolli (Besa FamGas), Agon Selmani (Kastrioti), Bledon Maloku (Samadrexha), Arben Berisha (Prishtina), Elion Vokshi (Besa FamGas), Adonit Isufi (Zhegra), Çlirim Rama (Vëllaznimi), Arbër Neziri (Vëllaznimi), Ermal Dukaj (Besa FamGas), Ylli Qerimi (Kastrioti), Drilon Basholli (Samadrexha), Granit Fana (Vëllaznimi), Rikard Quni (Besa FamGas).