Sllovenia U17 2:0 Kosova U17

Sllovenia U17 2:0 Kosova U17

Sllovenia U17 shënoi fitore kundër kombëtares së Kosovës U17, me rezultat 2:0.

Sesko e shënoi golin e parë qysh në minutën e 12-të, pas një gabimi të mbrojtjes së Kosovës. Ndërsa në minutën 63-të, Andi Hoti u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë dhe kjo e vështirësoi situatën e Dardanëve.

Në minutën e 86-të erdhi goli i dytë i sllovenëve përmes Zajsk-ut dhe 2:0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes së dytë kualifikuese për Kosovën.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet kundër Uellsit të martën, më 15 tetor, prej orës 19.00./21Media