Të gjithë në ndihmë të Quaden-it

Të gjithë në ndihmë të Quaden-it

E gjithë bota është solidarizuar me vogëlushin me nanizëm, Quaden Bayles, pasi nëna e tij publikoi një video ku ai shihet duke qarë pasi shokët po e tallnin.

Ja çfarë shkakton bullizmi tek njerëzit, thoshte Yarraka Bayles që në një moment fillon edhe vetë të qajë, ndërsa shton se zgjodhi ta bënte publike videon në mënyrë që ta shohin prindërit e tjerë dhe mësuesit.

Së fundmi, komediani i njohur amerikan Brad Williams, ka hapur një llogari në “GoFundMe” dhe deri më tani ka mbledhur mbi 350 mijë dollarë që do t’i dërgohen Quaden-it./21Media