Ish-drejtori i FBI-së e akuzon presidentin për moral dhe gënjeshtra

Ish-drejtori i FBI-së e akuzon presidentin për moral dhe gënjeshtra

Ish drejtori i FBI-së, James Comey ka thënë se Donald Trump është një person që moralisht nuk është i përshtatshëm për të qenë president dhe që i trajton femrat si “copa mishi”.

Këto komente Comey i bëri në intervistën e tij të parë televizive që kur u shkarkuar nga presidenti Trump vitin e kaluar. Ai i tha ABC news se Trump gënjen vazhdimisht dhe se mund të ketë penguar drejtësinë. Disa orë para transmetimit të intervistës, presidenti Trump u hodh në sulm duke akuzuar Comey për shumë gënjeshtra.

Comey tha për programin 20/20 të ABC, mbrëmjen e së dielës se “nuk beson se presidenti është mendërisht i paaftë apo në fazat e para të çmendurisë.

“Nuk besoj se ai është mendërishtë i papërshtatshëm për të qenë president, por mendoj se ai nuk është moralisht i përshtatshëm për të udhëhequr vendin tonë“, tha ish-drejtori i FBI-së.

“Presidenti ynë duhet të gëzojë respekt dhe të aderojë në vlerat që qëndrojnë në thelb të vendit. Dhe presidenti ynë nuk është i tillë”, shtoi Comey.

Pas transmetimit të intervistës, partia e Trumpit, përmes komitetit kombëtar republikan, lëshoi një deklaratë ku u tha se publiciteti i Komeit për librin e tij të ri tregoi besnikërinë e lartë të tij ndaj vetëvetës.

“E vetmja gjë më e keqe se vet historia e sjelljeve të këqija të Comey është dëshira e tij për të thënë gjithçka me qëllimin për të thënë gjithçka vetëm e vetëm për ta shitur librin e tij”, u tha në deklaratën e republikanëve.

Zhvillimet janë të fundit në grindjen e gjatë midis Trumpit dhe Comey, të përshkallëzuar së fundmi me publikimin e memos me titull “Një besnikëri më e lartë, e vërteta, gënjeshtra dhe lidershipi” nga James Comey ku ai paraqet një portret aspak të mirë për presidentin amerikan Donald Trump./21Media