Ferid Zekolli nuk dihet i kompleksuar për gjatësinë që e ka

Ferid Zekolli nuk dihet i kompleksuar për gjatësinë që e ka

I ftuar në emisionin “1 Kafe prej shpisë” ishte ish – legjenda e basketbollit kosovar Ferid Zekolli.

Ai ka folur për fëmijërinë e tij ku duke qeshur ka  thënë se s’ka qenë kurrë fëmijë.

“Unë fëmijë s’kam qenë kurrë, kam qene fëmijë i lazduar deri sa kam filluar klasën e parë.Kam qenë shumë i hareshëm i shoqëruar nxënës i mirë” ka thënë ai.

Ai ndër te tjerash ka thënë se ka më të gjatë se ai por duke qeshur tha se më të mire se ai nuk ka.

Feridi  ka thënë se po i dhimbset kjo rini që nuk jemi duke e shfrytëzuar mirë  sa duhet dhe sipas tij  nuk jemi duke ua mundësuar kushtet që i meritojnë.

Sa i përket gjatësisë ai ka thënë se ka marrë komente të llojllojshme por megjithatë ai tha se nuk dihet i kompleksuar për gjatësinë që e ka, shkruan rtv21.tv

Feridi ka treguar se është zgjatur  më shumë kur ishte në studime dhe për garderobë ai ka bërë zgjidhje në vende jashtë Kosovës.

Ndër te tjerash ka thënë se sporti femëror do të ece përpara e këtë gjë ai e kishte thënë  edhe para 17 vjetëve.

Ferit Zekolli është basketbollisti i parë kosovar,  që kishte bërë emër jo vetëm në Kosovë, por në gjithë shtetin e dikurshëm federativ. Kulmi i karrrierës së tij ishte viti 1977/1978 duke qenë anëtar i kampionit të pesëfishtë, KB “Zara”./21Media