KOMF ndan çmimet vjetore në fushën e mbrojtjes sociale

Do të ndahen gjashtë çmime vjetore në gazetari

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) sot mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtje të fëmijëve në Kosovë për vitin 2019.

Këtë vit, do të ndahen gjashtë çmime vjetore në gazetari, për shkrimet apo reportazhet më të mira të botuara në gazeta, portale dhe televizione të ndryshme në Kosovë gjatë vitit 2019.

Po do të ndahen tri mirënjohje vjetore “Mik i fëmijëve”, për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt fëmijëve e mbrojtjes së tyre duke qenë pjesë e përmbushjes së suksesshme të procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale, gjatë vitit 2019.

Kjo ngjarje mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i përbashkët për decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

Ceremonia do të mbahet, duke nisur nga ora 10:00 në Prishtinë.

Back to top button