Sonte vëmendja tek ...

Sonte vëmendja tek …

Kampionati Botëror i Futbollit fillon sot, ndërsa himni i këtij kampionati “Live it up” i kënduar nga Era Istrefi Will Smith dhe Nicky Jam do të këndohet në finalen të këtij kampionati.

Është përfolur shumë lidhur më atë se këngëtarja, Era Istrefi do të jetë në Rusi për hapjen e këtij Kampionati, megjithatë një gjë të tillë e ka mohuar nëna e këngëtares, Syzana Tahirsylaj në një prononcim për media.

“Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka sqaruar ajo.

Ndryshe sot do të zhvillohet ndeshja e parë për Kupën e Botës në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe hapjen e këtij kampionati sipas mediave të huaja do ta bëjë Robbie Williams./21Media