Komisioni Hetimor për presidentin kërkon shtyrjen me 4 muaj

Mazhoranca nuk harron Metën

Edhe pse në gjendje emergjence, deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare e kanë gjetur kohën për të mbledhur Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta, me qëllim shtyrjen e afatit të veprimtarisë edhe me 4 muaj të tjerë.

Mbledhja filloi me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Edhe pse konflikti i hapur Presidencë-Qeveri ra në heshtje pas tragjedisë me tërmetin e 26 nëntorit, Edi Rama e kujtoi sërish gjatë një prononcimi mbrëmjen e djeshme në Durrës teksa po tentonte ti mbushte mendjen kryetarit të opozitës Lulzim Basha, se duhet të bëhen bashkë për të kaluar katastrofën që la pas fatkeqësia natyrore.

“Ne me presidentin e Republikës jemi në një konflikt të hapur. Kemi një konflikt institucional ekstrem, kemi një komision të ngritur për ta shkarkuar. Presidenti sot na thërret dhe në ça do bëjmë? Do themi nuk do vijmë? Jo. Ne shkuam dhe kemi diskutuar sikur s’ka ndodhur asgjë. Realisht ajo që ka ndodhur është asgjë në raport me këtë që i ka ndodhur të gjithëve. Këtu kushdo që mund të japë një kontribut është i mirëseardhur dhe ne duhet ta përqafojmë. Kjo është ajo që mendoj unë. Pastaj të bësh kalkulime, po shkova atje, ky ma bëri siç ma bëri, kjo mua nuk më intereson”, tha Rama./oranews

Back to top button