Shefi i UNMIKU-t në Kosovë, Zahir Tanin tha se misioni i UNMIKU-t mund të përmbyllet vetëm nga OKB-ja dhe jo kërkesa të tjera

Shefi i UNMIKU-t në Kosovë, Zahir Tanin tha se misioni i UNMIKU-t mund të përmbyllet vetëm nga OKB-ja dhe jo kërkesa të tjera

Pas një takimi me shumë se dy orësh të shefit të UNMIKU-t në Kosovë, Zahir Tanin me anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme, ai pas kësaj mbledhjeje, tha se misioni i UNMIKU-t mund të përmbyllet vetëm nga OKB-ja dhe jo kërkesa të tjera, duke iu referuar kështu një kërkese të Ministrisë së Punëve të Jashtme për permbyllje të këtij misioni.

Por, kryetari i komisionit per Punë të Jashtme, Elmi Reçica tha se një kërkesë e tillë nuk ka ardhur në këtë komision dhe presin që për këtë të reportoj vetë kreu i kësaj ministrie, Enver Hoxhaj.

Ndërsa, anëtarja e këtij komisioni nga Vetëvendosje, Puhie Demaku tha se nga ky takim ka ardhur në dy konkluzione: e para pa dobishmëria e këtyre misioneve në Kosovë sidomos këto vite pas pavarësisë si dhe shqetësimi tjetër sipas saj është ajo që ka ardhur nga MPJ për mënyrën që t’i përmbyllet misioni UNMIK-ut./21Media