Komisioni jep detaje rreth aplikimit për çmime të barnave

Afati për aplikim deri më 30 shtator

Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale, i formuar sipas udhëzimit administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të produkteve medicinale në sektorin farmaceutik në Kosovë, do ta mbajë një punëtori informuese për subjektet farmaceutike lidhur me zbatimin e këtij udhëzimi, përkatësisht punën e komisionit dhe aplikimin e subjekteve përmes thirrjeve publike.

Me ketë rast, përfaqësues nga komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale do të mbajnë edhe një konferencë për media, për të njoftuar opinionin lidhur me përgjegjësitë dhe punën që do ta kryej ky komision.

Punëtoria që do të mbahet prej orës 09:00-11:00, përveç për subjektet farmaceutike, do të jetë e hapur edhe për përfaqësues të shoqërisë civile dhe palë të tjera të interesuara. Ndërsa, konferenca do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00 në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Afatet për hapjen e periudhës së aplikimeve nga mbajtësit e autorizimit të marketingut për çmimet e produkteve medicinale është vendosur të jetë prej 1 – 30 shtator 2019, pas së cilës pastaj do të bëhet shqyrtimi dhe analiza e këtyre aplikacioneve sipas metodologjisë së përcaktuar në këtë udhëzim.

Back to top button