Haradinaj dhe ministri Bytyqi bojkotojnë mbledhjen

Haradinaj dhe ministri Bytyqi bojkotojnë mbledhjen

Komisioni Parlamentar për Arsim mbajti mbledhjen lidhur me situatën e krijuar në arsimin e lartë pas vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e tri universiteteve publike.  Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, që kanë qenë të ftuar në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë, për çka u kritikuan nga anëtaret e këtij komisioni. Gjatë diskutimit  u tha se politika nuk duhet të përzihet në punën e agjencisë kur tani ekziston një bord, që sipas tyre, po tenton të vë kritere në arsimin e lartë./21Media