Do të shqyrtohet raporti financiar i Hekurudhave

Do të shqyrtohet raporti financiar i Hekurudhave

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot do të shqyrtojë disa raporte financiare të disa prej institucioneve të Republikës së Kosovës.

Fillimisht do të bëhet shqyrtimi i raportit financiar vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2018.

Pastaj, shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2018.

Dhe shqyrtimi i raportit vjetor financiare të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2018.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa mbahet sot në ora 11:00.