Komisionit hetimor për turqit i skadon mandati

Selmanaj: I kërkuam kryesisë 1 muaj shtesë, ia plotësuam dëshirën partive në pushtet

I ka përfunduar mandati komisionit hetimor parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq. Sipas anëtarëve të komisionit nga radhët e partive në pushtet në fazën që i ka përfunduar mandati komisionit nuk ka të drejtë të kërkojë mandat shtesë, sipas tyre nuk dihet se cili mund të jetë epilogu i këtij komisioni. Ndërsa, zëvendëskryetari i këtij komisioni shprehet optimist se Kuvendi do të vendos për afat shtesë për këtë komision./21Media

Back to top button