Solidarizimi me Shqipërinë

Solidarizimi me Shqipërinë

Derisa i gjithë vendi është tronditur nga lëkundje të forta tërmeti për dy ditë me radhë, njerëzit janë zgjuar mes panikut e frikës, shumë njerëz iu kanë dalë në ndihmë dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre. Në mesin e tyre janë edhe shumë artistë shqiptarë nga Kosova dhe diaspora.

Përveç artistëve dhe banorëve të Kosovës, në ndihmë iu ka dalë edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i  cili i është bashkuar kampanjës për t’i ndihmuar të prekurit në tërmetin tragjik në Shqipëri.

Nga ky tërmet mbeten të vdekur 40 persona dhe më shumë se 700 persona të lënduar. Pati edhe dëme të shumta në ndërtesat duke i shkatërruar tërsisht ato.

Ndërsa, KOK kanë vendosur t’i ndajnë 1000 euro për familjet e viktimave.

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik të Kosovës i është bashkuar kampanjës humanitare për t’u solidarizuar me të gjithë të prekurit nga tërmeti tragjik në Shqipëri. BE i KOK-ut ka vendosur të ndajë 1 mijë Euro, si ndihmë humanitare për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që ndodhen pa kulm mbi kokë. Njërherit, KOK ju shpreh ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre, si dhe ju uron shërim të shpejtë të lënduarve”, njoftuan përmes një postimi në Facebook.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit dy ditë më parë, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia./21Media