MKRS dha çmimet vjetore për muzikë

MKRS dha çmimet vjetore për muzikë

Ministria e Kulturës ka nderuar sot me çmimin kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 kompozitorin Akil Koci, përderisa me çmimet vjetore për muzikë janë nderuar Kristë Lekaj për veprat vokalo – instrumentale dhe muzikore skenike, Mendi Mengjiqi për veprat orkestrale simfonike dhe koncertale, Ardian Halimi për veprën kamertale, Kreshnik Aliçkaj për veprat korale dhe Blondi Krasniqi për veprat solistike. /21Media