Komuna e Drenasit ia huq me përvjetorin e çlirimit

Komuna e Drenasit ka harruar se para sa viteve ka përfunduar lufta në Kosovë dhe çlirimi i kësaj komune

Në organizimin e komunës së Drenasit për të shënuar ditën e çlirimit të kësaj komune, në banerin me të cilin urojnë qytetarët për ditën e çlirimit, e kanë bërë “Drenas, gëzuar 19 vjetori i çlirimit”, duke ia huqur kështu, pasi nga 14 qershori i vitit 1999, kur u çlirua Drenasi, kanë kaluar 18 vjet e jo 19 vjet ashtu siç e kanë shkruar.

Këtë e ka komentuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Xhavit Drenori, i cili ka shkruar në rrjetin social Facebook, se kjo qeverisje i bëri horë.

Back to top button