Komuna e Ferizajt redukton stafin, puna nuk ndalet

Komuna kërkon që qytetarët të shmangin vizitat e kërkesat jo urgjente

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, Komuna e Ferizajt ka bërë reduktimin e stafit nëpër departamente.

Pavarësisht kësaj, komuna do të vazhdojë të ofrohen kërkesat e qytetarëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dokumentacionet civile.

Komuna e Ferizajt kërkon nga qytetarët të shmangin vizitat e kërkesat jo urgjente pranë administratës komunale, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga ekspozimi eventual ndaj rrezikut të COVID-19.

Në Kosovë, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 13-të. Deri tani tri qytete të vendit janë në karantinë, Klina, Vitia dhe Malisheva, ndërsa mbrëmë edhe një qytetar nga Podujeva është prekur nga koronavirusi. Qeveria e Kosovës mbrëmë ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Back to top button