Reagon ministri i Arsimit

Reagon ministri i Arsimit

Komuna e Gazi Babës i është përgjigjur kërkesës së banorëve të Idrizovës se nuk mund të hapet paralele në gjuhën shqipe në shkollën “Njegosh”, me pretekst se kërkesa është bërë pasi ka filluar viti shkollor, dhe se për tu hapur një paralele duhet të formohet një grup prej mbi 20 nxënës. ‘

Në njoftim thuhet se problemi është zgjidhur me sigurimin e transportit për nxënësit, që ata të udhëtojnë deri në fshatin Ognjanci, ku edhe ekziston paralelja shqipe.

Kërkesës suaj ju është kushtuar vëmendje por megjithatë kufizimet ligjore pa mundësojnë që në vitin shkollor 2019/2020 të hapet paralele e re në shkollën fillore komunale Njogosh, në fshatin Juremleri ku mësimi do të zhvillohet në gjuhen shqipe”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gazi Babës.

Por për këtë ka reaguar ashpër ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi. Ai përgjigjen e quan turpëruese.

Kjo përgjigje sipas tij, po dëshmon nacionalizëm dhe shovinizëm.

Përgjigja e kryetarit të Komunës është e pa kuptimit është një përgjigje turpëruese që e turpëron atë në radhë të parë dhe komunën si tërësi. Dorëzimi i kërkesës pas fillimit të vitit shkollor nuk është arsye për mos reagim nga komuna, Nuk ka kurrfarë kufizimesh ligjore për hapjen e paraleles, s’ka kurrfarë pengesash as procedurale as kadrovike as infrastrukturore. Kjo përgjigje tregon se nacionalizmi, etnocentrizmi, shovinizmi janë të fjetur për momentin   dhe presin të shpërthejnë në çdo mëmën nëse nuk i trajtojmë në çdo moment. Unë e konsideroj këtë përgjigje absolutisht të papërgjegjshme dhe joserioze të kryetarit të komunës”, tha ministri.

TV21 kontaktoi edhe me deputetin e kësaj zone Muhamed Zeqirin. Ai thotë se është në kontakt me banorët dhe me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Borçe Gjeorgjievski, por se për të gjetur zgjidhje duhet pritur të kthehet kryeministri Zoran Zaev nga New York-u./TV21