Shkak këputja e kabllos

Shkak këputja e kabllos

Që nga nata e mbrëmshme Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë. Shkak që kjo komunë mbeti në terr ishte këputja e një kablloje elektrike.

Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi ka dënuar veprimin e ultë të këputjes së kabllos elektrike nga persona të papërgjegjshëm.

“Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë që nga nata e mbrëmshme, kjo si pasojë e personave të papërgjegjshëm që e kanë këputur me qëllim kabllon kryesore të rrjetit elektrik të komunës. Me këtë rast Komuna e Mitrovicës iu bën apel partive politike që të ruajnë qetësinë dhe të mos rebelohen në këtë shkallë, ku me qëllime të caktuara keqdashëse bëjnë veprime të tilla siç kanë këputur kabllon kryesore të komunës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Po ashtu Komuna e Mitrovicës u bëri thirrje organeve të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë që të kryejnë punën e tyre me nder në përputhje me ligjet në fuqi./21Media