Prishtina ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Gjoba prej 100 euro

Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.

Ky vendim vlen nga nesër më datë 20 dhjetor 2019 deri më 3 janar 2020, ndërsa për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në fund Komuna njoftoi personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro./21Media

Back to top button