Thirrje lokaleve për mos shkaktim të zhurmës në orët e vona

Aksione të Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve të lokaleve që të mos shkaktojnë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes.

“ Për shkak të ankesave të vazhdueshme nga banorët, Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë aksionet nëpër lokalet që shkaktojnë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes.

Iu bëjmë thirrje pronarëve të lokaleve, që të kenë parasysh ligjet dhe rregulloret në fuqi, në mënyrë që të mos detyrohemi t’iu shqiptojmë gjoba që do t’i dëmtonin bizneset e tyre”, shkruhet në komunikatë./21Media

Back to top button