Komuna e Prishtinës riaktivizon numrat pa pagesë për qytetarët

Mund të paraqiten problemet që kërkojnë trajtim të shpejtë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë riaktivizuar numrat që mund të kontaktohen pa pagesë, për t’i paraqitur problemet që kërkojnë trajtim të shpejtë.

“Në Qendrën e Thirrjeve të Komunës, janë riaktivizuar numrat që mund t’i kontaktoni pa pagesë: 080012233 dhe 080012244. Kjo qendër është e hapur 24/7, dhe përmes thirrjes në këta numra mund t’i paraqitni problemet që kërkojnë trajtim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Vendi ynë në ditët e fundjavës ndodhet ndërmjet fushave të presionit të ulët dhe atyre të larta në lindje të rajonit. Ndërkohë edhe në aspektin termik, ndodhemi ndërmjet masave të ngrohta nga Mesdheu dhe atyre të ftohta nga verilindja e kontinentit. Fundjava do të jetë me mot të vranët dhe me ngrica./21Media

Back to top button