Komuna e Prishtinës voton rekomandimet për liqenin e Badovcit

Mbetet në dorën e Ministrisë mbrojtja e ujit dhe natyrës!

Shkak i debateve të ashpra në Kuvendin komunal të Prishtinës sot për rreth 3 orë ishte mbrojtja e liqeni të Badovcit me theks të veçantë të ndërtimi i kompleksit afarist.

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti tha se nuk ka ndërtime në Badovc. Ai pyeti  cili është shqetësimi i asamblistëve sepse sipas tij, nëse është mbrojtja e ujit atëherë kjo është detyrë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, e cila do ta shikojë në momentin kur kompania aplikon për pëlqimin mjedisor të cilin ende nuk e ka marrë. E nëse shqetësimi i asamblistëve është natyra dhe mbrojtja e saj edhe kjo është çështje që sipas Kryetarit Ahmeti duhet të vendos Ministria e Mjedisit.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim të pezullojë Planin Zhvillimor Komunal për zonën një, dy dhe tre deri në nxjerrjen e dokumenteve tjera të planifikimit.

Edhe pse u tha se vendimet që do të marrin nuk do të kenë efekt ligjore e juridik u votua për dy rekomandimet në mënyrë që qytetarët të kuptojnë që komuna është për mbrojtjen e liqenit.

Fillimisht me 27 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim u miratuan dy rekomandimet: Anulimin e vendimit të Komunës për caktimin e kushteve ndërtimore të datës 26 .12. 2019 dhe fillimin e procedurave për shpalljen e zonave përreth liqenit peisazh i mbrojtur i natyrës dhe bashkimin e tyre me Gërminë dhe në vendime të specifikohet kur të bëhet kërkesa që ajo zonë të jetë zonë e gjelbërt dhe të mos ndërtohet./21Media

 

Back to top button