Vushtrria ndanë 200 mijë euro për përballimin e situatës emergjente

Tahiri: Do ta fitojmë edhe këtë betejë, bashkë!

Në mbledhjen e urgjente, Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë miratoi propozim vendimin që të ndahen 200.000 euro për përballimin e situatës emergjente si rezultat e pandemisë koronavirus.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka falënderuar të gjitha partitë politike që mbështeten propozimin e ekzekutivit për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Dua të falenderoj të gjithë asambleistët e të gjitha grupeve politike të Vushtrrisë që unanimisht e përkrahen këtë propozim si dhe masat tjera të ndërmarra nga Shtabi Emergjent Komunal. Do ta fitojmë edhe këtë betejë, bashkë!”, ka deklaruar Tahiri./21Media

Back to top button