Komuna paralajmëron rrënime në qendër të Prishtinës

Aksion i Drejtorisë së Inspekcionit

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot Inspekcioni do ta rrënojë një mbindërtim pa leje.

Drejtoria e Inspekcionit do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. Me mediat takohemi në rrugën ‘Fehmi Agani’, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”, njoftoi Komuna e Prishtinës.

Dje, kryetari Shpend Ahmeti ka njoftuar se uji i pijshëm në Prishtinë nuk do të rrezikohet dhe se askush nuk ka leje ndërtimi për atë pjesë.

Ky reagim i Ahmetit vjen pak ditë pasi që Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit ka nisur kundërshtimin e planeve për ndërtime në këtë zonë.

Nëpërmjet në shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti tha se kompania që u përfol që do të ndërtoj në këtë zonë, nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Sipas tij, kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje./21Media

Back to top button