Komuna përkrahë 350 fermer me makina për spërkatje

Subvencion prej 10 mijë eurosh

Në kuadër të përkrahjen e fermerëve, Komuna e Malishevës, ka filluar sot shpërndarjen e 350 makinave spërkatëse.

Sipas një komunikate për medie nga kjo komunë këto makina spërkatëse, ndahen me qëllim të mbështetjes së fermerëve të cilët merren me pemëtari dhe pemishte.

Në fillimin e shpërndarjes së këtyre makinave spërkatëse, mori pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në cilësinë e Kryetarit të Komunës, i ka uruar fermerët përfitues dhe ka thënë, se “përkrahja në bujqësi, sikur këto katër vite, do të vazhdoj edhe në vitet në vijim, pasi bujqësia është sektori më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik”.

“Bujqësia ka qenë dhe do të vazhdoj te mbetet prioritet i yni në investime, apo në subvencionimin e bujqve, edhe në vitet tjera, pasi është sektori më i qëndrueshëm i zhvillimit ekonomik”, tha kryetari Begaj, me rastin e fillim të shpërndarjes së makinave spërkatëse.

Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, tha se “makinat spërkatëse, shpërndahen për ata fermer, të cilët kanë aplikuar dhe janë përfitues”

Këtu bëhet fjalë për 350 makina spërkatëse, të cilat punojnë me rrymë (bateri), ndërsa shuma e këtij subvencioni sipas Hoxhës është rreth 10 mijë euro.

Drejtori Hoxha, po ashtu ka bërë të ditur se ky subvencionim, bëhet në kuadër të subvencioneve, apo përkrahjes së vazhdueshme të Komunës së Malishevës./21Media

Back to top button