Prinë Leposaviqi

Prinë Leposaviqi

Komisioni Zgjedhor i Kosovës ka publikuar statistika për daljet në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në ora 11:00 përqindja më e madhe e daljes së votuesve është në Komunën e Leposaviqit. Nga kjo komunë kanë votuar 20.33% e numrit të përgjithshëm i qytetarëve me të drejt vote, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, pjesëmarrja më e ulët është në Dragash me 5.72% e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Lista e numrit të votuesve nëpër Komunat e Kosovës.

Në Prishtinë dalja e votuesve deri më tani është 11.45 për qind, në Prizren 8.38% , Ferizaj 10.12 për qind, Pejë 9.95%, Gjakovë 8.38, Mitrovicë e Jugut 8.76 për qind dhe Gjilan 8.42 për qind.

Deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 469 votues, apo 9.61 për qind.

Janë 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media