Berisha ka kërkuar drejtimin e një ministrie

Berisha ka kërkuar drejtimin e një ministrie

Pas takimeve të para dy ditëve të Ramush Haradinajt me komunitetet joserbe zyrtari i AAK-së Avni Arifi tha se këto komunitete minoritet joserbe pranuan ta përkrahin kandidatin e PAN-it për kryeministër pa asnjë kusht.

Mirëpo qëndrimin e Arifit e ka hedhur poshtë përfaqësuesi i komunitetit egjiptian, Veton Berisha i cili ka thënë se nga Ramush Haradinaj ka kërkuar drejtimin e një ministrie.
Berisha thotë se “ka pasur” kushte për qeverisjen Haradinaj.

“Kërkesa ime është me drejtu një ministri edhe me marrë përgjegjësi edhe me qenë ministri që kontribuon për secilin, e në veçanti për zhvillimin e komunitetit egjiptian. Praktikisht na e ofrua një zëvendësministër, por unë e refuzova, e ktheva mbrapa. I thashë unë vlej ma shumë dhe i thashë që duhet me negociu ma ndryshe dhe nuk e pranova. Dy sene janë, pozitë ma të fuqishme në qeveri edhe një program qeveritar për zhvillimin e komunitetit tim”, tha Berisha për KALLXO.com.