Fjalori i Rashkovskit ndaj romëve

Fjalori i Rashkovskit ndaj romëve

Senada Sali është ish-studente e sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski.

Ajo tani punon si juriste në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve në Maqedoni, megjithatë thotë se është e zhgënjyer nga ish-profesori i saj për të cilin thotë se nuk ka menduar se mund të ketë stereotipe për romët.

Megjithatë publikimi i bisedës m’i hapi sytë mua dhe shumë miqve të tij, siç deklaron edhe ai vetë se ka milion miq romë. Faktikisht edhe zyrtarët shtetërorë që janë pjesë e kësaj qeverie ende kanë stereotipe të mirë grumbulluara për bashkësinë rome dhe lirisht mund të na quajnë ‘ciganë’ ”, u shpreh Sali.

Regjimi për romët nuk ka ndryshuar sepse stereotipet ende ekzistojnë, madje dhe në mesin e politikanëve, shton Senada.

Pikërisht përdorimi i në këtë kontekst, ciganë, popull i egër, popull që nuk mund të shkollohet, të jetë në të njëjtin nivel me të tjerët, në një farë mënyrë është bërë normalitet. Madje edhe vetë Prokuroria Publike këtë tip të gjuhës nuk e ndëshkon si gjuhë të urrejtjes, por thotë se është liri e të shprehurit”, tha ajo/

Kreu i partisë opozitare “Forca Demokatike e Romëve” Shaban Saliu, thotë se fjalët e Rashkovskit i prekin ndjenjat e romëve, e nëse vërtetohen edhe parregullsitë në tenderim, ai duhet të japë dorëheqje.

“Si për bashkësinë time etnike, por edhe për bashkësi të tjera po të përdorën fjalë të shpifura, vlerësoj se është e trishtë për vetë personin që i përdorë ato shprehje. Ajo është sjellje dhe mënyrë e të shprehurit, gjuhë e urrejtjes nga ai person që nuk mund të justifikohet me fjalë, të them çfarëdo, të ofendoj dhe në fund të kërkoj falje”, theksoi Saliu.

Ndryshe mendon partneri i koalicionit qeverisës, deputeti Samka Ibraimovski. Thotë se të gjithë gabojnë andaj pas kërkimit të faljes, romët duhet ta falin Rashkovski për gabimin, për të cilin sipas deputetit, nuk është e nevojshme të jepet dorëheqje.

Me kërkim të faljes mendoj se secili duhet ta falë. Po falen gjera shumë më të rënda, e falëm 27 prillin, lerë më për një fjalë që e tha, unë personalisht si rom nuk ia marr për të keq, sepse kërkoi falje dhe dje mu lajmërua dhe më tha Samka kërkoj ndjesë, nëse diçka, sepse ishte një moment kur e thash atë fjalë”, potencoi deputeti.

Dje pati një reagim edhe nga partneri tjetër i koalicionit Amdi Bajram i cili e arsyetoi Rashkovskin duke thënë se shprehjen mund ta ketë përdorur në eufori e sipër.

Sekretari qeveritar Rashkovski u ka kërkuar falje si romëve po ashtu edhe italianëve për gjuhën e përdorur në bisedën gjatë takimit në qeveri.