Asaj i nevojitet transplant i palcës kurrizore

Asaj i nevojitet transplant i palcës kurrizore

Sot në Prizren do të mbahet koncertin humanitar për Manolja Kabashin, vajzën 22 vjeçare nga Prizreni, e cila aktualisht është duke u trajtuar për leukemi në një spital në Stamboll të Turqisë.

Koncerti fillon nga ora 20:00 dhe mbahet në Kinemanë Lumbardhi në Prizren.

21 vjeçarja, Manolja Kabashi nga Prizreni, vuan nga leukemia akute. Ajo ka kaluar një trajtim të rëndë dhe të gjatë vitin e kaluar në një spital në Turqi dhe mjekët i kishin thënë që u shërua. Pas 6 muajsh Manoljës i  është rikthyer sëmundja, këtë herë më agresive. Mjekët kanë thënë se asaj i nevojitet transplant i palcës kurrizore. Transplanti do të bëhet në një spital në Turqi dhe kushton 241,500 euro.

Për Manoljën janë mbajtur ankande dhe mbrëmje të ndryshme bamirësie, derisa sonte do të mbahet koncerti i radhës. Në këtë koncert do të performojnë ShKA “Agimi”, Sarski Behar, Passe Ballet, AEK “Katarina Josipi”, Dogri Yol AKV “Lidhja e Prizrenit” dhe ShKA “Durmish Asllano”. Koncerti do të jetë i hapur për publikun, ndërsa për pjesën e audicionit janë ftuar personalitete nga komuniteti afarist, partitë politike, institucionet publike, përfaqësitë diplomatike, organizatat e shoqërisë civile, akademia dhe media.

Hyrja do të jetë 3 euro, ndërsa të gjitha mjetet e tubuara gjatë kësaj mbrëmje do t’i dhurohen familjes së Manolja Kabashit për t’i mbular shpenzimet e shërimit./21Media