Koncerti mbahet nesër me fillim nga ora 20:30

Koncerti mbahet nesër me fillim nga ora 20:30

Grupi “Gjurmët” do të rikthehen për publikun shqiptar në Prishtinë, ku për Ditën e Çlirimit, do të performojnë në një koncert madhështor së bashku me shumë këngëtarë tjerë të njohur.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, nesër në ora 20:30.

Bashkë me Gjurmët në skenë do të ngjiten këngëtar të njohur si: Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi – janë disa nga emrat që këtë të Mrëkure, pritet t’i japin zjarr Prishtinës në ditën e saj të clirimit.

Ky grup ishte formuar në vitin 1980 me nismën e Migjen Kelmendit, së bashku me Armando Gjinin, Tomor Kurshumliun, Petrit Rizën dhe Bekim Dylën.

Ata ishin bashkuar e kishin formuar një grup muzikor që la gjurmë në historinë artistike kosovare. /21Media