Koncerti do të mbahet më 5 shkurt

Koncerti do të mbahet më 5 shkurt

Grupi i njohur nga Shqipëria,West Side Family në bashkëpunim me kolegë të Dr.Florit do të performojnë në një koncert në shenjë nderimi për Dr.Florin, shkruan rtv21.tv

Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë më 5 shkurt. Pjesëmarrës do jenë shumë bashkëpunëtorë që do të performojnë këngët e Dr. Florit.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëpuntori i Dr.Florit Landi Hysi përmes një postimi në Facebook.

“Ai ishte i vërtetë. Ai ishte i drejtpërdrejtë. Ai ishte talent. Ai ishte pasionant. Për këto e shumë të tjera, ai ende mungon dhe do të mungojë gjithmonë. Kam parë dhe po shoh, kam dëgjuar dhe po dëgjoj dhe nuk dua të rrekem të shkruaj bukur, por për mua ai është dhe do mbetet i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Landi në Facebook.

Florian Kondi i njohur si Dr. Flori ka vdekur më 17 nëntor të vitit 2014, si pasojë e mbidozës. Ai la pas vetes bashkëshorten me dy fëmijë./21Media