Kori i Filharmonisë sonte prezantohet me koncert në Bibliotekën Universitare

Kori i Filharmonisë sonte prezantohet me koncert në Bibliotekën Universitare

Në Prishtinë po mbahet edicioni i 18-të i festivalit ReMusica dhe sonte në kuadër të këtij festivali do të mbahet edhe koncerti i korit të Filarmonisë së Kosovës.

Në konferencën për medie u tha se për këtë kor është sfidë e pa imagjinueshme interpretimi në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare përderisa drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari tregoi që ky institucion ka hulumtuar edhe sallat e dasmave ku do të mund të mbaheshin koncertet e radhës. Krejt kjo për shkak të mungesës së një salle koncertale.

Kemi mbet mo, i kemi kontaktu edhe hotelet me na leju mos të thojmë edhe nëpër salla dasmash, me menaxherin e Filharmonisë, Dardanin i kemi edhe ato ideja prej zorit që ndoshta të provojmë se po ka ndërtime të reja.”, tha Jashari ai përmendi një sallë të re dasmash për të cilën tha se i plotëson parametrat më shumë se sa Salla e Kuqe./21Media