Vështirë të gjendet personel sigurimi për të siguruar procesin e votimit

Vështirë të gjendet personel sigurimi për të siguruar procesin e votimit

Duket si e pamundur, por këngëtarja Britney Spears ka ndërprerë procesin demokratik në të gjithë Izraelin. Raportimet e medieve lokale në atje thonë se politikanët kanë vendosur të shtyjnë zgjedhjet për të shmangur përplasjet. Kjo për arsyen se votuesit nuk do të mund të votojnë për shkak të trafikut që pritet të bëhet, dhe është vështirë të gjendet personel sigurimi për të siguruar procesin e votimit, pasi do të zhvillohet koncerti i Spears në Tel Aviv.

“Dita e zgjedhjeve është shtyrë me një ditë pasi ka një event madhështor në Yarkon Park më 3 korrik, 2017”, thuhet në një deklaratë. Edhe pse në deklaratë e thuhet për një event, mediet kanë raportuar se  bëhet fjalë për koncertin e parë në Izrael të Britney që fansat në këtë shtet po e presin me padurim.

Këngëtarja  ka filluar turnin e koncerteve dhe aktualisht janë konfirmuar ato në Filipine, Japoni dhe Izrael, duke shkaktuar dhe shtyrjen e zgjedhjeve për në 4 korrik.

Një zëdhënës i Partisë së Punës ka thënë për The Times of Israel se ky vendim “do ta bëjë më të lehtë për njerëzit të shkojnë të votojnë”./21Media