Nesër mbahet koncerti i Filharmonisë së Kosovës

Nesër mbahet koncerti i Filharmonisë së Kosovës

Filharmonia e Kosovës po vazhdon me koncernin e radhës, ku nesër orkestra e saj simfonike do të përformojnë bashkë me dy artistë, njëri nga Britania e Madhe dhe tjetri nga Kosova.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari në fjalimin e tij të mbajtur në konferencën para mediave tha se ky koncert do t’i jetë më i veçantë se koncertet e kaluara duke përformuar dirigjenti britanik Alexander Walker, i cili vjen për herë të parë në Kosovë dhe në orkestrin simfonik të Filarmonisë së Kosovës.

Risia tjetër për publikun kosovarë, Jashari thotë se do të jetë një vepër monumetale e kompozitorit romantik Johannes Brahms , koncerti për piano numër një.

Ai shtoi se aktori kryesor i këtij koncerti do të jetë pianisti i njohur kosovar, Misbah Kaçamaku , i cili ka bërë një punë të madhe për përgatitjen e kësaj vepër komplekse për solistë që zgjatë rreth 50 minuta.

“Ky koncert përmban dy risi në njërën anë e kemi dirigjentin nga Britania e Madhe, Alexander Ëalker, i cili është për herë të parë në Kosovë dhe për herë të parë në orkestrën simfonike të Filharmonisë dhe risia e dytë është një vepër të themi monumetale e kompozitorit romantic Johannes Brahms , koncerti për piano numër një që një vepër asnjëherë nuk është rezlizuar në Kosovë, në Filhamoni dhe aktori kryesor në këtë risi do të jetë pianisti i jonë i mirënjohur Misbah Kaçamaku,i cili ka marrë themi mundin ta përgatisë këtë vepër kaq komplekse për solistë. Është një vepër që zgjatë mbi 50 minuta, thjeshtë është sa dyfishi i koncerteve pianistike nga literature e këtij lloji”, tha Jashari.

Pas përfundimit të provave me orkestrin simfonik të Filarmoninë së Kosovës, regjisori Alexander Walker nga Britania e Madhe tha se instrumentalitët kanë një entuziazëm dhe luajnë me zemër, gjë që nuk është e zakonshme në vendet me nam që kanë shumë eksperiencë.

“Për mua të vijë këtu ka qenë mjaft emocionuese me ardhur dhe me punuar me orkestër të ri dhe siç tham ma herët me punu me një program si ky dhe me realizu së bashku dhe çka është e rëndësishme që instrumentet kanë shumë entuziazëm, luajnë me zemër kjo që nuk është shumë e zakonshme ndoshta nëpër orkestrat me nam dhe shumë eksperiencë”, tha Walker.

Pianisti kosovar Misbah Kaçamaku tha se ndihet si në shtëpi të vetë.

“Kjo është hera e tretë apo katër që unë në koncert të Filarmonisë ndihem shumë rehat që është një element shumë i rëndësishëm për secilin solistë qoftë në dirigjent, qoftë në orkestër, kështu që ndihem si në shtëpinë time”, tha Kaçamaku

Koncerti që do të mbahet nesër dhe do të jetë i zakonshëm sipas planit vjetor të Filarmonisë, por që do t’i ketë disa risi që për publikun kosovar shfaqen për herë të parë.