Rita dhe Ledri gjatë koncertit të sontëm

Rita dhe Ledri gjatë koncertit të sontëm

Ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora me koncertin e mbajtur në Prishtinë për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës surprizoi publikun  e shumtë me një performancë të jashtëzakonshme.

Këngëtarja u uroi qytetarëve Pavarësinë e Kosovës “Urime Pavarësia Kosovë”, duke e pasur në sfond këngën e realizuar në Kosovë para disa viteve

Rita suprizoi qytetarët duke e luajtur “Vallen e Rugovës”. Ylli i Kosovës kishte zgjedhur veshje speciale, ajo ishte veshur e tëra kuq e zi.

Derisa Rita performonte, publiku gjatë tërë kohës ishte entuziast dhe me shumë energji, shkruan rtv21.tv

Koncerti ka filluar në ora 20:00 me performancën e një DJ. Në orë 21:00 në skenën madhëshotore në sheshin “Skëndërbeu” u ngjitë reperi më i njohur dhe i dashur kosovar, Ledri Vula, derisa këngëtarja e njohur Rita Ora këndoi në orën 22:00.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të koncertit të Rita Orës në kryeqytet, të realizuara nga fotografi Norik Uka./21Media