Zjarri i madh kaploi pyjet me pisha mbi Kondovë

Zjarri i madh kaploi pyjet me pisha mbi Kondovë

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se sipas informatave që vijnë nga terreni në fshatin Kondovë, nuk ka shtëpi të kapluara nga zjarri, drejtimi i zjarrit është ndryshuar dhe fshati Kondovë nuk është në rrezik, ekipet po punojnë në terren, thonë nga QMK.

Një zjarr i madh kaploi pyjet me pisha mbi fshatin Kondovë, zjarri i cili në hapësirat e njëjta ishte lokalizuar disa ditë më parë sot u aktivizua përsëri, shkruan tv21.tv

Zjarri u përhap me shpejtësi të madhe pasi frynte erë e fuqishme./21Media