Konferencë shkencore ‘Sfidat e sigurisë në Kosovë’

Debat për çështjet e sigurisë

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), organizohet konferencën e parë shkencore me temë “Sfidat e sigurisë në Kosovë”, e cila do të mbahet nga ora 10:00.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është që përfaqësuesit e organizatave të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Kosovë të debatojnë për çështjen e sigurisë si dhe t’i prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme rreth kësaj çështje të cilat janë prezentë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, prof.dr.Ass. Bejtush Gashi, dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, përfaqësuesit e Agjencioneve të Sigurisë Publike, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, ICTAP, BE dhe OSBE.

Do të debatohet për tema që kanë të bëjnë për çështje të sigurisë. Mr.Sc.Ejup Maqedonci me temën ”Kërcënimet Hibride Sfidë Globale e Kohërave Moderne”, prof. dr. Jonuz Abdullai – Uejl dhe Hasan Asani do të flasin për temën “Kriza politike në Maqedoni dhe ndikimi i saj në sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, prof. dr. John R. Ficher dhe Muhaedin Bela “A Policy Analysis Frameëork to Study the Impacts of the Migrant Problem in the Balkans, the European Union, and the United States” etj.

Back to top button