Konfirmohen 139 raste të virusit misterioz brenda dy ditësh

Infeksioni po përhapet edhe në qytetet e tjera

Autoritetet kineze kanë raportuar 139 raste të reja të një virusi misterioz brenda dy ditësh.

Rastet e reja u identifikuan në qytetet Wuhan, Pekin dhe Shenzhen.

Koreja e Jugut gjithashtu raportoi rastin e parë të konfirmuar të virusit të hënën, pas Tajlandës dhe Japonisë, transmeton rtv21.tv.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani tejkalon 200, kurse tre kanë vdekur nga sëmundja e frymëmarrjes.

Zyrtarët shëndetësorë kanë identifikuar infeksionin, i cili u shfaq për herë të parë në Wuhan në dhjetor, si një lloj “coronavirus”. Ata thonë se kjo ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, por shumë për të mbetet e panjohur.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar i thanë BBC-së, se numri i personave të infektuar mund të jetë akoma më i madh se sa sugjerojnë shifrat zyrtare, numri i personave të infektuar mund të jetë rreth 1 mijë e 700./21Media

Back to top button