Përhapet epidemia

Përhapet epidemia

Ministria e Shëndetësisë së Kongos njoftoi sot se bilanci i të prekurve nga sëmundja ebola ka arritur në 30, në mesin e të cilave edhe tetë persona që kanë vdekur në tri zonat e prekura në një provincë.

Kumtesa e ministrisë vjen pasi që ekipet mbikëqyrëse në Kinshasa, kryeqytetin e Kongos, janë të vendosura përgjatë lumit Kongo për të mbikëqyrur njerëzit që vijnë atje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë aktualisht ekzistojnë 3 zona të përhapjes së epidemisë, njëra prej të cilave është përqendruar në Mbandaka, një qendër tregtare e cila shtrihet në bregun e lumit Kongo, me potencial për përhapje të epidemisë edhe në Kongo Kinshasën fqinje dhe në vendet përreth.