Nga 89 persona që u testuan sot, tetë dolën pozitiv me koronavirus

Nga 89 persona që u testuan sot, tetë dolën pozitiv me koronavirus

Sot janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.”, shkroi ai në Facebook.

Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët
Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë.

Vitia më tej dha lajmin e mirë se një person është shëruar nga koronavirusi në Kosovë./21Media