Gashi dhe Chris Brown sjellin miksin e "Safety"

Gashi dhe Chris Brown sjellin miksin e “Safety”

Artisti i mirënjohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi ditë më parë paralajmëroi fansat për një bashkëpunim mes tij dhe superyllit amerikan, Chris Brown. Bashkëpunimin mes tyre e konfirmoi edhe artisti amerikan, përmes një postimi në Instagram.

Gashi dhe Chris Brown do ta sjellin miksin e këngës “Safety”. Raportohet se ky bashkëpunim do të publikohet nesër, transmeton rtv21.tv

Këtë projekt Gashi e kishte publikuar në shtator të vitit të kaluar, me videoklip./21Media