11 milionë euro për lojtarin e ri

11 milionë euro për lojtarin e ri

Ac Milan duket se ka siguruar transferimin e radhës, bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Leo Duarte. Duarte do të kalojë nga Flamengo tek Milan për 11 milionë euro, plus bonuse.

Në lidhje me ngjarjet e fundit, ka folur edhe trajneri i skuadrës braziliane, Jorge Jesus, i cili e ka konfirmuar largimin e tij.

“Jam i sigurt se Leo Duarte do të laujë tek Milani dhe do të bëjë shumë mirë në Serie A”, kanë qenë fjalët e trajnerit portugez.

Duarte gjithsej ka zhvilluar 100 paraqitje me Flamengon.