Dy klubet e mëdha italiane do të përballen mes vete në Arabinë Saudite

Dy klubet e mëdha italiane do të përballen mes vete në Arabinë Saudite

Tashmë është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite më 16 janar 2019.

Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë, Juventus dhe Milani, finalist i sezonit të kaluar në Kupën e Italisë.

Ndeshja do të zhvillohet në King Abdullah Sports City Stadium, duke nisur në orën 18:30. Është konfirmuar gjithashtu edhe përdorimi i teknologjisë (VAR).

Liga e Futbollit Italian ka konfirmuar gjithashtu se në rast se luhen vazhdimet, skuadrat do të kenë të drejtë të kryejnë edhe zëvendësimin e katërt.