Dy parti serbe vendosin të shkojnë bashkë në zgjedhje

Dy parti serbe vendosin të shkojnë bashkë në zgjedhje

Pas tri koalicioneve të konfirmuara më herët, koalicioni i partive boshnjake, AAK- PSD, Nimsa Social Demokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e drejtësisë është konfirmuar edhe koalicioni i katërt.

Për të shkuar bashkë në zgjedhje kanë vendosur edhe dy parti serbe. Këtë për RTV 21 e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se kemi pranuar deklarimin e katërt për koalicion ndërmjet dy partive politike: Progresivna Demokratska Stranka dhe Nova Partija Kosova”, ka thënë Elezi.

Deri në orën 24:00 është afati i fundit për paraqitjen e koalicioneve parazgjedhore./21Media