Konfirmojnë KQZ-ja

Konfirmojnë KQZ-ja

Pas dy koalicioneve paraprake të konfirmuara më herët, koalicioni i partive boshnjake Vakat si dhe koalicioni mes AAK-së dhe PSD-së, është zyrtarizuar edhe koalicioni i tretë.

Ky koalicion i deklaruar është mes partive – Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

Këtë për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se kemi pranuar deklarimin e tretë për Koalicion Parazgjedhor ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.”, ka deklaruar ai.

Deri në orën 24:00 është afati i fundit për paraqitjen e koalicioneve parazgjedhore.

Pas dorëzimit të koalicionit Nisma-AKR-PD në KQZ, kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve.

“Boshti politik i përbërë nga NISMA, AKR dhe PD sapo aplikoi në KQZ për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e 6 tetorit. Ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve. Koalicion fitues. Koalicion i zhvillimit, i cili do t’i adresojë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës. Na priftë e mbara!” ka shkruar Limaj në Facebook./21Media