Konfirmohet fillimi i ndërtimit të stadiumit

Haziri merr konfirmimin për fillimin e projektit të stadiumit, palestrës në Zhegër dhe palestrës “Bashkim Selishta”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim drejtorin për sport në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, me të cilin kanë diskutuar për implementimin e projekteve të përbashkëta.

Sipas një komunikate për medie në këtë takim u konfirmua shpallja e fazës së parë të punimeve në rindërtimin dhe ronovimit të stadiumit të qytetit në vlerë prej 3.8 milionë euro, sikurse edhe projektet tjera.

“Sipas projektit, është stadium i kategorisë 4, i cili përmbush kriteret e FIFA dhe UEFA. Faza e parë do të jetë 2.8 milionë, projekt ky i integruar në rregullimin e infrastrukturës së lumit “Mirusha”, i cili e cila pritet të filloj shumë shpejt. Pastaj, është fillimi i palestrës së sporteve për komunitetin e Zhegrës, me kosto prej 1 milionë euro, sikruse edhe rregullimi i membranës së kulmit të palestrës “Bashkim Selishta”, tha Haziri pas takimit./21Media

Back to top button