Alisson për disa javë do të qëndrojë jashtë fushave të blerta

Alisson për disa javë do të qëndrojë jashtë fushave të blerta

Duket se sezoni nuk nisi siç duhet për skuadrën e Liverpoolit. Ani pse fitoi ndaj Norwich me rezultat 4 – 1, Klopp mori një lajm shumë të keq.

Gjatë kësaj ndeshje, gardiani brazilian, Alisson Becker e pësoi një lëndim i cili e detyroi atë të largohet nga loja. Sipas raportimeve të fundit, Alisson pritet të qëndrojë rreth 8 javë jashtë fushave të blerta.

Jurgen Klopp nuk do ta ketë në dispozicion brazilianin në Superkupën e Evropës ndaj Chelseat dhe disa ndeshjeve të rëndësishme në kampionatin anglez.