Konfirmohet: Labinot Tahiri anëtar i Grupit Parlamentar të AAK-së

Tahiri pjesë e AAK-së

Deputeti Labinot Tahiri ka kaluar në partinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi.

“Po, Labinot Tahiri është anëtar i Grupit Parlamentar të AAK-së”, ka konfirmuar Ahmeti për rtv21.tv.

Tahiri dje ishte takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ku kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në vend.

Deputeti Labinot Tahiri në janar të vitit 2018 kishte dhënë dorëheqje nga kryesia e partisë së AKR-së në nivelin qëndror. Labinot Tahiri deri tani ka qenë pa grup parlamentar, por i partisë së Behgjet Pacollit./21Media

Back to top button